Sot është komentuar në mjaft media emërimi i këngëtares, dhe ish-miss-it Zajmina Vasjari specialiste e Ujësjellës Kanalizimeve. Që prej datës 10 qershor të këtij viti, Zaimina Vasjari, është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, në degën e Shijakut. Nga dokumenti i siguruar nga Gazeta Shqip, vihet re se ky vendim mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

E teksa po flitet shumë në media dhe në rrjetet sociale për punën e re të këngëtares, ajo duket se nuk e shqetëson aspak ky fakt.

Kjo pasi bukuroshja brune ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në “Instastory”. Vasjari ka publikuar një video ku zbulon se po shijon pushimet në mes të detin me jahtin luksoz.

“Paçi një fundjavë të këndshme”, është mbishkrimi që modelja ka zgjedhur për videon, në të cilën duket edhe vajza e saj e vogël, e kthyer me kurriz nga kamera.