Olimpistët që marrin pjesë në Tokio 2020 po konkurrojnë për të shkruar një faqe në librat e historisë. Të gjithë synojnë të kthehen në shtëpi me medalje. Secila prej medaljeve të arta, argjendi dhe bronzi janë 85 milimetra në diametër dhe shkojnë në trashësi nga 7.7 mm në 12.1 mm. Medalja e artë është bërë në të vërtetë nga argjendi i pastër i veshur me ar, me rreth 6 gram ar nga një peshë totale prej 556 gram.

Medalja e argjendtë është bërë nga argjendi i pastër dhe peshon rreth 550 gram, ndërsa medalja e bronzit peshon afërsisht 450 gram dhe në fakt është bërë nga 95% bakër dhe 5% zink. Me çmimet e sotme kjo do të thotë se medalja e artë do të ishte me vlerë rreth 800 dollarë, ndërsa argjendi do të ishte me vlerë rreth 450 dollarë dhe bronzi rreth 5 dollarë.

Në fillim të këtij muaji një medalje fituese nga Lojërat Olimpike të Athinës 1896 u shit për 180,000 dollarë në ankand, medalja e artë e gjuajtësit kuban Leuris Pupo nga Lojërat Olimpike në Londër 2012 fitoi 73,200 dollarë dhe medalja e artë e bashkatdhetarit të tij Iván Pedroso nga Sydney 2000 shkoi për 71,335 dollarë.

Por ato çmime duken të parëndësishme përballë 1.46 milion dollarëve të paguar për medaljen e artë të Jesse Oëens nga Olimpiada e Berlinit 1936 në ankand në 2013.

Kjo medalje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e Olimpiadës