Të gjithë sytë janë nga SHBA dhe Xhamajka për nxjerren e sprintierëve më të mirë. Si çdo garë olimpike ata janë protagonistët kryesorë në garat 100-metërsh, 200 metërsh dhe stafetë 400 metra.

Megjithatë këtë herë fronin e Usain Bolt e ka marrë një italian, Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.

Me këtë rezultat ai thyu rekordin europian. Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9″84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9″89.

Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.

https://youtu.be/sSo80lXp1Xk