Kristina Bakiu ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se është takuar me Dua Lipën. Modelja ka ndarë disa fotografi ku shihet bashkë me Dua Lipën, familjen e saj dhe disa miq në Butrint.

Pas vizitës në kopshtin që po ndërtohet me mbështetje të fondacionit të saj, Dua po shijon perlat e jugut. Krahas argëtimit në bregdet, së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar, Dua ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme turistike.

Kjo është një mënyrë e mirë për t’ju thënë miliona ndjekësve të saj se Shqipëria është kaq e bukur, nga ku nuk do të donte të largohej kurrë.