Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar sot se varianti “Delta” i kovidit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në BE deri në fund të këtij muaji dhe se dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.

Varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.


Sipas EMA-s kjo e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Po një dozë e tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër Covid-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.