Pas konferencës për shtyp të Joan Laporta, të premten, në të cilën ai konfirmoi se, pavarësisht marrëveshjes midis Leo Messit dhe Barçës, lojtari nuk mund të regjistrohej në La Liga, sepse klubi katalanas ishte jashtë kufijve të lejuar të pagave.

Tani do ta marrë fjalën Leo Messi për t’i thënë lamtumirë skuadrës së zemrës, me të cilën ka luajtur gjithë karrierën e tij deri më tani.

Ylli argjentinas do të performojë këtë të diel, në orën 12 të mesditës, përmes një konference shtypi në “Camp Nou”.

Aty do të flasë dhe do të jetë në gjendje të provojë shijen e parë si lojtar që tashmë e di se nuk do të jetë në gjendje të luajë për Barçën sezonin e ardhshëm.

Deri më tani, sikurse raporton katalanasja “Sport”, lojtari dhe familja e tij janë të prekur emocionalisht nga situata.

Deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare në tavolinë, pasi lojtari ishte i vendosur të vazhdonte karrierën e tij te Barça.