Është ora 18:50 e pasdites. Në parkun e njohur Acquedotti, Fabrizioi Piscitelli, i famshëm me emrin “Diabolik”, udhëheqësi i ultrasve të ekipit të Lazio-s, ishte i ulur në një stol me shoferin e tij. Një burrë i kamufluar si vrapues i rastit, i afrohet dhe e qëllon për vdekje. Një goditje e saktë që përshkoi kokën e 53-vjeçarit duke e kapur atë në pjesën e veshit të majtë.

Ishte 7 gusht 2019. Dy vite nga krimi që tronditi Romën një të mërkurë të nxehtë gushti dhe çështja është ende e pazgjidhur. Megjithatë, menjëherë pasi njohën viktimën, u hap dosja për një vrasje me metodë mafioze.

Sipas hetuesve, ekzekutimi i Piscitelli-t u krye nga një vrasës ekspert, një “profesionist”. Padyshim bëhej fjalë për një vrasë të pamëshirshëm, që vrapoi në mes të ditës në një vend të mbushur me njerëz.

Sipas mediave fqinje, vrasësi shqiptar i Piscitellit është i njëjti që ekzekutoi me plumb në kokë në një plazh të Romës edhe Selavdi Shehajn, me pseudonimin “Tarzani”, një trafikant shqiptar i drogës.

Media italiane shkruan se vrasësi i tij është ekzekutuar në Shqipëri nga kriminelë. Ata vijojnë duke shkruar se vrasësi 40-vjeçar është kapur në Shqipëri nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë torturuar dhe më pas e kanë vrarë. Më tej, në artikull bëhet e ditur se shqiptari është torturuar nga klanet që ndodhen në Shqipëri. Shqip