Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për kallëzimet e bëra nga deputeti i opzozitës Myslim Murrizi për dy tendera të bashkisë Lushnje në 2017. Në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Panariti i bën thirrje Murrizit që të “korrigjojë shënjestrën e opozitarizmit.”

Sipas ish-ministrit, deputeti Murrizi ka bërë një padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë.

“Sepse nuk ka pasur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës,” sqaron Panariti.

I vetmi investim madhor  i realizuar në Sistemin Kombëtar të Vaditjes, sipas ish-ministrit, ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.

POSTIMI“Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !Pra një padi për diçka që nuk ekziston!Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!Nuk ka!Kjo është lehtësisht e verifikueshmePra është qesharake të paditësh pa objekt padije.I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi! Kaq.”