Katër persona në Korçë, kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar 35-vjeçari H.Y., banues në Strasburg në Francë pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu na pranga ka rënë 35-vjeçari D.Q., banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap duke transportuar mjetin kamion tip “Benz” 7 m³ trupa drusorë të llojit pishë, pa lejen përkatëse.

Më tej specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, arrestuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dy persona.

Përkatësisht u arrestua 50-vjeçari M.T., banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Korçës, u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur  dhe 20 vjeçari R.H., banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi, pa targë.