Në 24 orët e fundit janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, raporton noa.al. Një ditë më parë ishin 69 raste të reja ose rreth katër herë më pak.

Infektimet e reja janë në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         220

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527

Raste pozitive             134,201

Raste të shëruara       130,470

Raste Aktive                    1,271

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447

Shkodër          189

Vlorë               139

Elbasan           120

Fier                  120

Lezhë              65

Durrës             58

Berat               40

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               17

Dibër                 8