14 postime për Leo Messin nga PSG, asnjë “like”. Kylian Mbappe nuk ka vonuar të reagojë dhe i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit argjentinas.

“Mirë se vjen në Paris, Leo. Legjendë”, shkruan kampioni i botës, pasi në mediat franceze kishin nisur të shkruanin se Mbappe nuk do të luajë në një ekip me Messin.

Ky postim i Kylian mund t’i qetësojë gjërat për momentin, por e ardhmja e tij te PSG sërish mbetet e paqartë.

Një ditë më parë për Mbappe foli edhe vetë presidenti Nasser Al-Khelaifi, i cili u shpreh se sulmuesi i kishte kërkuar ekip garues dhe se tani nuk ka çfarë thotë më pas afrimeve të bëra.