Lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda ka qenë gjithmonë në qendër të mediave. Fillimisht u përfol se ata janë ndarë, më pas ribashkuar dhe deri në një ndarje përfundimtare të ditëve të sotme.

Së fundmi është vënë re që dyshja nuk ndiqen më në Instagram, duke lenë dyshime për ndarje.

Ndërkohë një orë më parë, Erosi publikoi në Instastory një shprehje, duke ngritur dyshime që ia ka dedikuar Oriolës.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është shprehja që futbollisti e ka shpërndarë në profilin e tij, duke mos dhënë asnjë koment më shumë.

Nuk dihet se çfarë po ndodh realisht me dyshen, por gjithçka, mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim.