PSG e mbylli marrëveshjen për Messin në pak ditë. E ardhmja e Kylian Mbapé, megjithatë, duket se është gjithnjë e më larg nga Parisi. Nënshkrimi i sulmuesit argjentinas ka ngritur qartë nivelin e një ekipi, që tani synon të fitojë Ligën e Kampionëve, e cila ishte fare pranë në finalen e vitit 2020.

Al-Khelaifi, në prezantimin zyrtar të Messit foli edhe për yllin francez, duke mohuar shitjen e tij të mundshme: “Ai tha se donte një ekip të madh dhe tani ka një nga më të mirët në botë. Kylian ka gjithçka për të vazhduar këtu. Unë i thashë, nuk ka asnjë justifikim për t’u larguar.

Mbappé është parizien dhe shumë konkurrues. Mendoj se nuk ka asnjë tjetër më konkurrues se ky ekip. Ai është në qendër të projektit tonë dhe mund të qëndrojë këtu”.

Mbappé, megjithatë, ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me PSG dhe, sipas informacioneve të “Cadena Ser”, Real Madridi mund t’iu ofrojë 120 milionë euro parizienëve për sulmuesin e lindur më 1998.

Nëse nuk pranohet kjo ofertë, klubi spanjoll mund të presë me lehtësi disa muaj, pasi nga janari 2022 Mbappé do të jetë i lirë të nënshkruajë me një ekip tjetër në rast të mos-rinovimit.