Ditën e sotme është gjetur i pajetë një person në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht.

Policia e Bulqizës bën me dije se trupi i viktimës është i dekompozuar.

Sakaq vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë/informacion paraprak-Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete(i dekompozuar).

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vijon…