Një ekip arkeologësh nga “Archaeological Management Solutions” (AMS) ka gjetur një skulpturë prej druri 1.600-vjeçare, tetë metra të gjatë, sipas një raporti të botuar në “Irish Examiner”. Objekti është gjetur në një moçal, në Gortnacrannacgh, gjashtë kilometra nga kompleksi arkeologjik “Rathcroghan”.

Skulptura është bërë nga trungu i një lisi. Për më tepër, ajo ka një kokë të vogël në formë njeriu në njërin skaj dhe disa të dhëna horizontale të gdhendura përgjatë trupit të saj. Këto lloje figurash janë më të zakonshme në kënetat e Europës veriore, pasi kushtet lejojnë mirëmbajtjen natyrale të drurit, sipas raportit. Druri mund të ketë përfaqësuar individë ose hyjni.

“Kuptimi i tyre është i hapur për interpretim, por ato mund të kenë shënuar vende të veçanta në peizazh, të kenë përfaqësuar individë ose hyjni të veçanta, ose ndoshta të kenë funksionuar si trupa moçali prej druri, të sakrifikuar më shumë sesa njerëzit”, – tha Cathy Moore, specialiste e punëve me dru.

Eve Campbell, udhëheqëse e gërmimit të AMS, që bëri të mundur gjetjen, gjithashtu sugjeron që skulptura mund të përfaqësojë një hyjni pagane: “Zbulimi i eshtrave të kafshëve së bashku me një kamë rituale sugjeron se sakrifica e kafshëve ka ndodhur”.

Në këtë mënyrë, skulptura e gjetur në Gortnacrannagh tani është në Kolegjin Universitar të Dublinit, ku kryhet procesi i ruajtjes së saj. Në të njëjtën kohë, një kopje e drurit do të shfaqet në Qendrën Rathcrogan në Tulsk.