Ishte ora 22:00 e mbrëmjes kur një makinë tip “Golf” ndalon para lokalit dhe një person zbret duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Bledar Muça nën shoqërinë e disa personave të tjerë mes të cilëve kunati, Judin Velo.

Killeri hap zjarr duke qëlluar me breshëri nga përtej xhamit. 40-vjeçari ndërroi jetë në vend.

Të plagosur mbetën Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, Eksara Sauli 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje.

Një burim pohon se Muca ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Pronari i lokalit që u vra sonte ka dy fëmijë të mitur.