Sjellja e tyre e çuditshme u vu re kur shkencëtarët po mbikëqyrnin një projekt për ruajtjen e specieve ujore. Salmoni që kërcente furishëm në një fermë peshku në Gjermani mund të ketë qenë me kokainë, sipas një raporti të publikuar nga zyrtarët gjermanë të mjedisit.

Zyrtarët nga Agjencia Shtetërore e Mjedisit në Nordrhein-Westfalen (agjencia Lanuv) vunë re sjelljen e çuditshme dhe të çrregullt të salmonit atlantik në qershor të vitit 2020.

Salmoni me kokainë? Shmangini fermat e peshkut!

“Salmonët i zu paniku dhe përpiqeshin të dilnin nga uji.”, tha Daniel Fey, kreu i departamentit të Ekologjisë dhe Akuakulturës për Der Spiegel Magazine, duke shtuar se kjo sjellje tregon se uji është i kontaminuar.

Në një pjesë të raportit vjetor të publikuar së fundmi të titulluar “Salmon me kokainë “, agjencia Lanuv përshkruan hapat që u ndërmorën për të kuptuar sjelljen e çuditshme të salmonit, informon dritare.net

Sipas raportit, studiuesit morën ujë nga përrenjtë që çonin ujë te rezervuarët e peshkut dhe e analizuan atë duke përdorur një mjet analize me saktësi të lartë. Ata gjetën herbicide të ndryshme, insekticide, pesticide dhe ilaçe, të gjitha në sasi të ulëta por që nuk jepnin ndonjë indikacion të qartë se sjellja e salmonit mund të vinte nga këto. Pastaj ata zbuluan dy substanca në njërën prej rrymave: kokainën dhe benzoylecgonine, produkt i kokainës.

“Nuk është i qartë shkaku për sjelljen e peshqve.”, thuhet në raport. “Po nuk mund të përjashtohet reagimi ndaj kokainës i zbuluar në ujin rrjedhës që është futur në rezervuar.”

Salmoni gjerman nuk është peshku i vetëm që është ekspozuar ndaj kokainës. Shumë kërkime janë fokusuar tek efektet e barnave rekreative që gjenden tek ujërat që peshqit ndajnë me njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe gjetkë. Hulumtuesit në Çeki kohët e fundit zbuluan se trofta ishte e varur nga metamfetamina. Ndërsa po përdornin nivelet e gjetura të substancës për të treguar efektet negative ata zbuluan se peshqit mund të përjetonin simptoma të tërheqjes/veçimit nga të tjerët pasi u vendosën në një mjedis pa metamfetaminë.

Studiuesit thanë se salmoni gjerman nuk tregoi shenja të ndonjë dëmtimi të përhershëm shëndetësor. Çuditërisht, episodi i çuditshëm zgjati vetëm një ditë para se salmoni të kthehej në gjendjen e tij normale.