Imazhe prekëse janë këto që kanë “pushtuar” rrjetet sociale, ku një diplomat italian, Tommaso Clausi futet në mes të plumbave për të shpëtuar një fëmijë në aeroportin e Kabulit.

Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli italian u dërgua në Kabul në janar të vitit 2019.

“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t’iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”- shkroi në Facebook ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio.