Pas rritjes së numrit të infektimeve dhe shpërthimit të Deltës, duke se po shkojmë drejt masave të rrepta.

Java e ardhshme pritet të sjellë masa kufizuese në vendin tonë. Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të marrë një vendim pasi vetë kryeministri Edi Rama ha se vaksinimi mund të bëhet me detyrim për një kategori personash.

Ekspertët janë duke diskutuar gjithashtu për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar

Në 24 orët e fundit u shënuan dy viktima dhe 905 raste të reja me Covid-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 132 mijë e 723 që nga fillimi i pandemisë në vend. Po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3.