Më 2 shtator, do të mësohen emrat e kabinetit të ri qeveritar. Të enjten e javës që po vjen, në orën 10:00 Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, në Pallatin e Kongreseve, nga ku do të prezantohet edhe qeveria e re.

Disa nga emrat që mund të mos jenë sërish në qeveri sipas burimeve të Dritare.net, janë Milva Ikonomi nga Bujqësia, Blendi Klosi nga Turizmi, zëvendëskryeministri Erion Braçe, Niko Peleshi nga Mbrojtja, Bledi Çuçi nga Rendi, Pandeli Majko nga Diaspora dhe Elva Margariti nga Kultura. Eduard Shalsi lë postin si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Nuk është shumë e qartë a do të jetë sërish Evis Kushi në Arsim dhe a do ta ndajë ministrinë Balluku me Muzhaqin. Por deri të enjten do të kemi sërish lajme mbi atë çfarë pritet të jetë kryelajmi i javës që vjen, Qeveria Rama 3