Augest Lame dhe Detjan Selimaj janë arrestuar nga policia pas lokalizimit me dron në arat e kanabisit që ata kishin kultivuar në bashkëpunim me njëri tjetrin. Blutë bëjnë me dije se ata kishin kthyer një sipërfaqe toke në fshatin Bestrovë në hapësirë për kultivimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Bestrova” policia sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

https://youtube.com/watch?v=6THydwPCv_M%3Ffeature%3Doembed

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bestrova”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas. Gjatë operacionit, Policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.  

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u finalizua operacioni policor i koduar “Bestrova”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:  

Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në ambientet ku qëndronin këta dy shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.