Pas Bogovinës, kanë nisur edhe probleme në degën e ASH-Tetovë. Siç mëson TetovaSot, Sela nuk e bën hesap degën më të madhe në Tetovë, por as nuk konsultohet me Alternativën për kandidat të mundshëm të Tetovës.

“Dega e Tetovës dëshiron një biznesmen, Sela nuk pajtohet ,dëshiron një figurë tjetër që për momentin nuk mund ta them emrin,  por siç duket do të ketë probeleme të mëdhaja pasi edhe ne nuk pajtohemi me imponime dhe emra që mund të humbin në Tetovë. Nëse Sela na imponon emrin, atëherë ai e ka shitur Tetovën” thotë njëri nga dega e Tetovës i cili dwshironte të ngelej anonim përcjellë Tetovasot

Ndryshe ASH në Tetovë ka problem për një emër serioz dhe siç duket dyshja Sela -Taravari nuk dëshirojnë qw Tetova të jetë e fuqishme pasi pas 17 tetorit ju rrezikohet partia. Nëse edhe këtë radhë Sela do të humb  zgjedhjet në Strugë dhe komuna tjera, ateherë kryesia do të kërkojë dorëheqje dhe do të kërkojnë që Arben Taravari të bëhet lider i ASH-së.