Dafina Zeqiri është një ndër personazhet publikë që ka treguar gjithmonë mbështetjen për gratë dhe vajzat që kanë qenë pre e abuzimit. Duke marrë shkas nga dhuna ndaj grave dhe vajzave, këngëtarja ka rrëfyer se dhe vetë ka qenë në një marrëdhënie abuzive, por në fund ashtu sikurse ndodh gjithmonë, ishte ajo që doli fajtore.

Ajo shpreh indinjatën ndaj faktit se sa herë ndodh që vajzat abuzohen, shoqëria e drejton gishtin tek viktima dhe jo tek abuzuesi.Dafina nuk lë pa përmendur dhe të ëmën e saj, e cila i ka rritur dy vajzat e saj pa mbështetjen e babait të tyre, si një shembull që duhet ndjekur.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’. Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë gratë!

Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë! Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura!