Grupi i betejës së NATO-s në Letoni ka publikuar pamjet e ushtarëve shqiptarë teksa kryejnë stërvitje në kampin Adazi në Letoni.

Në disa foto të shpërndara shihet se si ushtarët shqiptarë kryejnë me sukses disa shpërthime për të hapur rrugën për stërvitje.

Grupi i Betejës së Prezencës së Përpara në Letoni, është 1 nga 4 koalicionet mbrojtëse, shumëkombëshe të NATO -s të pozicionuara në Baltik për të penguar agresionin dhe promovuar paqen dhe sigurinë në rajon.