Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe limite. Sulmuesi portugez shënoi një dygolësh mbrëmjen e sotme duke i dhënë fitoren 2-1 kombëtares së tij përballë Irlandës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Katarit 2022.

Në minutën e 15 ai humbi një penallti. Irlanda shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, por në të dytën kapiteni bëri autokritikë.

Golat e tij në minuta 89 dhe 90+6 i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme Portugalisë dhe konfirmuan portugezin si lojtari me më shumë gola në histori me kombëtaren, duke shkuar 111 me Portugalinë dhe parakaluar Ali Daei, 109.

Mbretëresha Elizabeth duket se është një admiruese e Cristiano Ronaldos. Sipas mediave angleze, mbretëresha kërkoi fanellën e “Djajve të Kuq” të Manchester United me autografin e sulmuesit.

Ronaldo do të bëhet personi i parë nga i cili mbretëresha kërkon një autograf.