Nga Lyse Doucet BBC

“Pse po udhëton pa mahram?”, pyeti roja talebane një vajzë të re afgane për shoqëruesin e saj mashkull që mungonte.

Ajo ulet vetë në pjesën e pasme të një taksie të verdhë në Kabul, teksa afrohet deri në pikën e kontrollit, si të gjithë të tjerët, me flamurin e bardhë talebanë me shkrim të zi.

Çfarë lejohet tani në Kabul dhe çfarë jo?

Talebani me pushkën rënë mbi supe, i thotë asaj të telefonojë burrin e saj. Kur ajo shpjegon se ajo nuk ka telefon, ai udhëzon një taksist tjetër që ta dërgoj atë në shtëpi për të marrë burrin e saj dhe ta sjellë përsëri.

Kabuli është ende një qytet me një bllokim trafiku të rëndë, qerre druri të tregut që rënkojnë me rrush jeshil afgan dhe kumbulla të purpurta të thella, si dhe fëmijë të rrugës me tunika të copëtuara.

Në sipërfaqe, qyteti duket i njëjtë. Por nuk është.

Tani është një kryeqytet i qeverisur nga deklaratat e talebanëve dhe disa talebanë në rrugë.

“Kini kujdes se si silleni me njerëzit tuaj. Ky komb ka vuajtur shumë. Jini të butë,” bëri thirrje zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të improvizuar, të rrethuar nga luftëtarë me mjete të plota luftarake, ditën e parë pasi ushtari i fundit amerikan fluturoi për në shtëpi.

Disa gjëra nuk kanë nevojë të thuhen. Sapo talebanët u përfshinë, me një shpejtësi befasuese, në Kabul muajin e kaluar, afganët e dinin se çfarë i priste. Burrat e ndaluan rruajtjen dhe lejuan që mjekra e tyre të rritej; gratë kaluan nga shallet e ndritshme në ato të zeza, si dhe kontrolluan gjatësinë e veshjeve dhe mantelëve të tyre.

Shumë gjëra të tjera janë të pasigurta, shqetësuese.

Në zemër të Kabulit, radhët para bankave shtrihen deri në rrugë. Shumica e degëve janë të mbyllura; shumica nuk kanë para.

“Ka një javë që po vij çdo ditë për të marrë para”, thotë një burrë në turmën e fryrë. “Ky është një fillim i ri vetëm për t’u kthyer mbrapsht.”

Nga zonat rurale, larg këtij qyteti në shumë mënyra, vijnë komente lehtësimi që avionët luftarakë amerikanë më në fund janë larguar nga qielli, se luftimet kanë përfunduar. Për miliona afganë që jetojnë me urinë dhe vështirësitë në rritje, jeta nuk ka ndryshuar asnjë pikë në luftën e tyre vetëm për të mbijetuar.

Tani po shpaloset një moment historik; një e kaluar historike po zhbëhet. Tabelat me nuse rrezatuese me fustane të bardhë vezullues dhe buzëkuq të kuq tani po nxihen. Pikturat murale të rrugës të ekipit të Art Lords – të cilat treguan histori të gazetarëve të guximshëm, mjekë të përkushtuar, të etur për paqe pas kaq shumë luftërash, po fshihen.

Një popull poetësh tani përpiqet të gjejë fjalë.

Një mik i vjetër, Masood Khalili, i cili ka luftuar në kaq shumë fronte gjatë kaq shumë vitesh, më dërgon një varg.

“Mbrëmë Shkruesi i Fatit më pëshpëriti në vesh, Libri ynë i Fatit është i mbushur me buzëqeshje dhe lot”.