Mësimi në universitet në Afganistan ka nisur nën rregulla strikte pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Fotografitë e shkrepura në një universitet në Kabul kanë fiksuar vajzat dhe djemtë të ulur në klasa të ndarë nga njëri tjetri me një perde në mes të klasës.

Mediat e huaja të cilat kanë publikuar fotografitë, bëjnë me dije se ato janë shkrepur në një klasë në Universitetin Ibn-e-Sina.