Ditën e sotme Greqia i dhuroi 200,000 vaksina Ruandës, në shenjë solidariteti dhe angazhimi. Diplomacia greke e vaksinave vazhdoi duke dërguar 100,000 doza në Tunizi.

Ndër nëntë përfituesit janë vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me 120,000 doza respektivisht si dhe Bosnja e Hercegovina (120,000), Libia (200,000) dhe Jordania (150,000). Pas shtimit të Ruandës në listën e përfituesve, si dhe dërgimit të 180,000 dozave në Kenia në fillim të këtij gushti.

Prioriteti i donacioneve qeveritare greke ishte fqinjësia e Ballkanit, pasi një shpërthim epidemiologjik dhe krizë humanitare përgjatë kufijve do të prekte qartë edhe Greqinë. Përveç thellimit të marrëdhënieve me fqinjët, dhurimi i vaksinave tani përdoret nga Ministria e Jashtme greke për të aktivizuar shtigje të reja diplomatike.

“Greqia ka shpallur ambicien e saj për të kërkuar një vend në Këshillin e Sigurimit, kështu që nuk duhet të mungojë në nevojat globale” tha një zyrtar grek, duke shpjeguar zgjerimin e fundit të diplomacisë humanitare të vaksinave në Afrikën Qendrore