Korça për Tetovën, klubi I shkrimtarëve ‘Bota e Re’ vjen me një homazh letrar.

Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re”, organizon ditën e shtunë, ora 13.00 në ambientet e Muzeut Kombëtar të arsimit “Mesonjetorja e Pare Shqipe” veprimtarinë letrare “Korça për Tetovën”, një ceremoni solemne në bashkëpunim me Klubin e shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, që do të jetë i pranishëm me gjashtë shkrimtarë pjesë e këtij Klubi!

Kjo veprimtari, thotë kryetari I klubit Eris Rusi, vjen në një kohë kur pesha e dhimbjes dhe e dëshpërimit për jetët e pafajshme të humbura në zjarrin e rënë në spitalin e Tetovës, dhe synon të jetë një homazh letrar dhe solemn, në emër të lidhjeve shpirtërore që krijuesit e qytetit të Korçës ruajnë me bashkëkombasit shkrimtarë në Maqedoninë e Veriut!