Cristiano Ronaldo e dinte me siguri se ku nuk do të luante më dhe ishte i bindur të shkonte te Manchester City. Kthimi te Manchester United ishte një strategji daljeje. Plani B hyri në fuqi kur ai e kuptoi se “qytetarët” nuk do të paguanin asgjë për kartonin e tij te Juventusi. Portugezi donte të largohej, por duhej të priste që të përputheshin të gjitha pjesët e mozaikut.

Ai e konsideroi përvojën e tij te Juventusi të përfunduar (“vendimi më i mirë që mora”), çka i shkoi për shtat edhe klubit bardhezi.  Një kampion i këtij lloji, një yll global i këtij sporti, po i kushtonte shtrenjtë “Zonjës së Vjetër”, e cila vendosi ta nxjerrë në treg për të shlyer llogaritë dhe për të shkundur të gjithë peshën (ekonomike) e famës së tij nga lista e pagesave.

Pas dështimit në Ligën e Kampionëve për tri sezone radhazi, falë efektit shkatërrues të pandemisë në burime financiare, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u bë një barrë e vështirë për t’u mbajtur. CR7 kishte qenë në dijeni të gjithçkaje prej ca kohësh, konfirmon Guillem Balague (njeriu që tregoi jetën e portugezit dhe kampionëve të tjerë në një biografi) në “Radio Cope”. Përtej deklaratave fasadë të drejtuesve bardhezinj, qëndrimi i tij në Torino ishte vetëm një detaj kontraktual.

“Juventusi ishte përpjekur ta shiste Cristiano Ronaldon për dy vite, – pranoi Balague. – Drejtorët sportivë të klubeve kryesore europiane e dinin këtë, u fol për të edhe në grupin e WhatsApp që kanë presidentët mes tyre. U tha hapur, dy prej presidentëve ma konfirmuan. Juventusi e mohoi këtë gjë përmes mediave më të afërta me klubin, por vetë Ronaldo ishte në dijeni të prapaskenave”.

Cristiano Ronaldo's Social Accounts Generate $75 Million for Sponsors –  Sportico.com

A mund të shkonte ai vërtet te Manchester City? Po, konfirmon Balague. Gazetari, shkrimtari, shumë i afërt me Pep Guardiola, për shkak të njohurive të tij dhe marrëdhënies shumë të ngushta me protagonistët e historisë, tregoi sfondin e një negocimi që filloi dhe vdiq brenda pak ditësh. Kjo i lejoi Ronaldos për t’u kthyer sërish në “Old Trafford”. CR7 u kthye në shtëpi, por si destinacion nuk ishte në krye të dëshirave të tij.

Në të vërtetë, transferimi i tij te skuadra e trajnerit katalanas ishte destinacioni i preferuar, me miratimin e Guardiolës, i impresionuar nga numri i golave ​​të shënuar nga CR7, duke llogaritur shanset që krijon ekipi i tij. Me pak fjalë, do të kishte qenë njeriu i duhur për të transformuar sulmin e “qytetarëve” në një repart më efektiv dhe jo vetëm të bukur për t’u parë. Sidoqoftë, diçka nuk shkoi mirë.

“Jorge Mendes dhe Ronaldo donin të shkonin te Manchester City, mbi të gjitha, – shtoi gazetari amerikano-jugor, – por erdhi një moment kur duhej të përgatitnin një plan B. Manchester United nuk e konsideroi menjëherë operacionin për CR7, por kur kuptoi se ishte në dispozicion, nuk humbi kohë”.

Çfarë e sabotoi kalimin e portugezit te Manchester City? Nuk është një problem marrëveshjeje me lojtarin, por situata objektive e skuadrës (e mbushur me sulmues) dhe vështirësia për të hequr qafe disa lojtarë, në mënyrë që të hapej vendi për Ronaldon.

Kur u bë e qartë se Manchester City nuk ishte në gjendje të shiste të paktën një nga lojtarët e vet (veçanërisht Silva, Juan Jesu ose Mahrez) para se të mbyllej tregu, Mendes e këshilloi klientin e tij të pranonte ofertën e Manchester United. CR7 mori një pagë më të mirë se ajo që i kishte ofruar Manchester City, megjithëse më e ulët se ajo që merrte te Juventusi. Gjithsesi, mbeti i kënaqur me zgjedhjen.