Këngëtarja e njohur, Greta Koçi feston sot 30 vjetorin e lindjes. Ditëlindja e saj ka bërë gjithmonë konfuz publikun, pasi Greta e ka filluar karrierën që në moshë shumë të vogël dhe për të gjithë do të mbetet vogëlushja e skenës.

Mirëpo, sot këngëtarja ka marrë shumë urime dhe nuk kishte si të mungonte ai i motrës, Eni.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto të tyre, duke i dedikuar fjalët më të ngrohta.

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time. Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”, ka shkruar Eni krahas imazhit plot ngjyra.

Ndërsa ne nuk na mbetet veçse t’i urojmë këngëtares: “Edhe 100 vite të lumtura!”.