Policia i ka shkuar sot në shtëpi aktores njëkohësisht deputetes nga Kosova Adriana Matoshi. Shkak për këtë është bërë qeni i saj. Fqinja e saj që siç duket nuk e pëlqente aspak qenin, e ka sulmuar.

Ajo është ankuar në polici dhe uniformat blu i kanë shkuar në shtëpi deputetes. Matoshi shkruan në rrjetet e saj sociale, se mentaliteti i shumë njerëzve lë për të dëshiruar dhe më shumë sjellja e tyre ndaj kafshëve dhe fëmijëve.