Video tronditëse vjen nga Spanja, ku një burrë në moshë të re, u sul të shpëtonte nga mbytja një grua dhe teksa e shoqja filmonte “operacionin e shpëtimit”, ai gjeti vdekjen duke u përplasur mes shkëmbinjtë nga dallgët e fuqishme. Pak më pas vdiq edhe gruaja që ai tentoi të shpëtonte.

Daniil Gagarin, 30 vjeç, shihet në pamjet e kapura të enjten nga gruaja e tij, Darya, duke u përpjekur të shpëtojë eksperten e fitnesit Emma Mönkkönen, 24 vjeçe nga Finlanda.

Kjo ndodhi pasi e reja hipi në një shkëmb dhe u hodh në det, pranë portit La Zorra në Torrevieja, raporton noa.al duke cituar East2West News.

Në këto momente, 24 vjeçarja nisi të kërkojë ndihmë. Daniil u ofrua dhe me të shpejtë u hodh në ujë.

E shoqja, që kurrë nuk ia priste mendja se do të regjistronte çastet e fundit të jetës së burrit, nisi t’i filmojë për të pasur si provë, heroizmin e të shoqit.

Në furinë e dallgëve të frikshme, Daniil arriti ta tërheqë te një shkëmb, 24 vjeçaren Mönkkönen.

Por befas, ndërsa ndodheshin të dy në shkëmb, një dallgë e egër duket se i përplasi duke u marrë jetën.

Skenat janë të dhimbshme. Ndërsa burri zhduket e më pas edhe kolegia e tij, gruaja Darya qan pa pushim e pa mundur të japë ndonjë ndihmë.

Trupi i gruas u gjet disa kilometra larg, ndërsa Gagarin u nxor jashtë ditën tjetër.

Viktimat kishin punuar së bashku në një qendër fitnesi në Costa Blanca në provincën e Alicante në Spanjë.

LINKU I VIDEOS : blob:https://players.brightcove.net/62f3d3f5-db38-483b-9c57-67974a42cdd5