Një nënë në Itali është arrestuar për vrasjen e djalit të saj 2-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Perugia. Mediat italiane raportojnë se gruaja, identiteti të cilës nuk bëhet i ditur, e kishte çuar të vdekur djalin e saj të mitur në një supermarket.

Teksa nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes, ndaj nënës u caktua masa ‘arrest me burg’ nga zëvendës prokurorja Manuela Comodi pasi kjo e fundit dëgjoi dëshminë e gruas.

Ndërkohë, kjo e fundit nuk ka pranuar akuzat për vrasje, por një thikë është gjetur në çantën e saj. Bëhet fjalë për një 44-vjeçare hungareze, e cila e la djalin e saj në një arkë supermarketi. Djali 2-vjeçar kishte plagë me thikë në gjoks kur u transportua në spital, por mësohet se ishte i pajetë.