Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’ark” pranë vijave të bardha, ku automjeti me targa AA 896 NS ka aksidentuar një grua.

“Rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Nuk dihet gjendja e fundit shëndetësore e të aksidentuarës.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.