Që prej orës 19:00 qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qëndrove të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj  por në disa zona janë hasur vështirësi për shkak të dëborës.

Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët  në këto votime  deri në orën 17:00, nga 942 QV, në 529 QV të raportuara pjesëmarrja është 27.74%. Ndërkohe Dibra është qyteti me pjesëmarrjen me te larte nga 6 bashkitë qe janë ne zgjedhje.

Pjesw

SHKODËR

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga gazetarja Klodiana Lala e cila në një lidhje live me Neës 24 nga Shkodra u shpreh se interesi i qytetarëve është shumë i ulët. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë probematikë me shitblerjen e votave dhe asnjë denoncim në polici për këtë.

Pjesëmarrja nuk i ka kaluar 24.2%. Historikisht  në Shkodër nuk ka pasur interes. Ndërkohë nuk ka patur problematika me blerjen e  votave.

Në Pul dhe Shoshë  asnjë banor  nuk nuk ka votuar. KQZ nuk ka kërkuar domosdoshmëri që të votojnë pasi mund të rrezikohet jeta. Në Shalë po votohet manualisht dhe jo elektonikisht siç u parashikua.  Diskutimi në Shkodër është nëse do të vazhdojë blu apo do të kthehet në anën tjetër. Edhe në Velipojë ka pasur pjesëmarrje të ulët ndërkohë vëzhguesit e huaj kanë qenë të mëdhenj në numër.

LUSHNJA

Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje live për News24 raportoi nga qendra e votimit 2865 pranë gjimnazit ‘18 tetori’ në qytetin e Lushnjës. Ai tha se në këtë qendër votimi ka 857 votues. Mësohet se deri më tani pjesëmarrja është mbi 29% nje shifer e larte per nje qytet te vogël.

Vorë

Pjesëmarrja në votim në Vorë aktualisht është 50 %. Ndërkohë në orët e pasdites ka një ulje të numrit të votimeve.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se qendra nisi punën më me vonesë edhe për shkak të denoncimeve
Ndërsa për të gjithë persona të cilët nuk identifikoheshin me shenja gishtash kanë votuar me formularë, kryesisht këto probleme janë hasur tek mosha e tretë…
Ndërkohë më herët PD denoncoi rastin kur votimet janë kryer në prani të familjarëve.

“Gjithashtu një incident është raportuar në Prezë pasi ka pasur debate verbale mes anëtarëve të qendrës së votimit për të mos lejuar kryetaren të jetë e pranishme në ambientet e qendrës së votimit, situatë kjo e cila tashmë është zgjidhur”, raportoi gazetarja.

Rrogozhinë

Situata në Rrogozhinë duket se ka qenë e qetë, por ajo çfarë vihet në dukje është se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë në ulët.
Gazetari Fatmir Popja tha se në Rrogozhinë fluksi po vjen duke u rritur.

“Deri tani pjesëmarrja është 25 % dhe aktualisht nuk është shënuar asnjë incident. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pati disa parregullsi lidhur me kamerat dhe dokumentet e identifikimit, problem i cili ka gjetur zgjidhje”., tha ai.

Durrës

Edhe në Durrës gazetari Osman Stafa bëri me dije se pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët.

“Mosha e tretë ka pasur problem në identifikimin biometrik. Në Durrës ishte posaçërisht ambasadorja Yuri Kim në disa qendra votimi ku pa procesin nga afer. Situata ka qenë e qetë vetëm 2 incidente janë regjistruar paraditen e sotme por nuk ka qenë pengesë për votimin. “

Gjatë pasdites në Durrës ka ndryshuar pjesëmarrja , e cila në orët e para të paradites u raportua shumë e ulët.

Kryetari i Komisionit në një qendër votimi në Durrës bëri me dije se numri i votuesve është shumë i ulët… Aktualisht pjesëmarrja në Durrës është 25.90%.

“Deri tani procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa probleme. Njerëzit duket se nuk kanë më shumë interes për të votuar. Por një tjetër faktor është edhe largimi i qytetarëve jashtë. Të paktën 2/3 e njerëzve kanë ikur, gjithashtu edhe indiferenca e qytetarëve është e lartë.”, tha më tej ai.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se gjithashtu edhe moti i keq ka bërë që shumë pak qytetarë të dalin në votime.

“Të gjitha qendrat e votimit në Durrës kanë pjesëmarrje të ulët. Vetëm pasdite është shënuar një rritje e pjesëmarrësve në votime”, tha më tej gazetarja.

Deri tani në zgjedhjet e pjesshme kanë votuar disa prej kandidatëve për kryetar të bashkive te cilët njëzëri kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë për shprehur vullnetin e tyre të lirë. Janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që do të duhet t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.