Kanë dalë rezultatet e votimeve të zgjedhjeve të pjesshme vedore deri në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije të dhënat më të fundit, por vetëm 25.52%, e atyre që kanë të drejtë vote kanë ushtruar këtë të drejtë. Dibra është qyteti me pjesëmarrjën më të lartë nga 6 bashkitë që janë në zgjedhje, ndërsa Durrësi ka zhgënjyer.

Po ashtu edhe Shkodra ka shënuar vetëm 24.2% pjesëmarrje, ndërsa në Lushnje kanë marrë pjesë në proces 29% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja në votim në Vorë aktualisht është 50%, ndërsa në Rrogozhinë 25%, e deri më tani është e vetmja Bashki që nuk ka shënuar asnjë incident.