Një i moshuar është gjetur pa ndjenja në rrugë. Pas transportimit në spital shtetasi me iniciale S.P, 68 vjeç, fatkeqësisht ndërroi jetë. Dyshohet për një arrest kardiak.

Ngjarja ndodhi sot rreth në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës. “Nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë”, tha policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.