Nexhmedin Dardha, një shqiptar që jetonte në Francës, është dënuar me 20 vite burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Ky person akuzohet se ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të dy vajzave të çifti, ku Nexhmedin Dardha i lëshoi një sasi acidi në fytyrë duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Sipas prokurorit francez, Nexhmedin Dardha pas ndarjes shfaqi xhelozi për ish bashkëshorten. Pas këtij krimi, Dardha arriti të arratisje me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë.

Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg ndërsa tjetri 5, ndërsa vetë Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë.

Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Një prej bashkëpunëtorëve të Nexhmedinit u shpreh se ai donte ta shpërfytyronte ish-gruan, në mënyrë që asnjë burrë mos ti afrohej.