Faqja e udhëhequr nga Mark Zuckerberg-si dhe platformat Instagram dhe WhatsApp në pronësi të Facebook, u shkatërruan për arsye të panjohura.

Dhe ndërsa kjo nuk shënon herën e parë që universi i zgjeruar i Facebook është mbushur herë pas here me ndërprerje, këtë radhë duket se bosi i këtyre rrjeteve sociale është në hall të madh.

Vetëm sot, pasi këto rrjete kanë rënë, pasuria neto e gjigantit të mediave sociale ka rënë më shumë se 6 miliardë dollarë në vetëm pak orë, sipas Bloomberg që citon noa.al.

Sakaq, aksionet e Facebook ranë 5.5 për qind të hënën, duke iu shtuar një rënieje prej 15 për qind që nga mesi i shtatorit. Zuckerberg tani ka humbur një pasuri totale prej gati 20 miliardë dollarësh që nga 13 shtatori deri mbrëmjen e së hënës kur Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp ende janë të paarritshme.

Gjithsesi pasuria e tij personale tani është rreth 121.6 miliardë dollarë, që e bën atë personin e pestë më të pasur në botë pas Bill Gates.

Por telashet për Zuckerberg janë edhe më të mëdha. Një zyrtare e Facebook tashmë e dalë hapur kundër mënyrës si Zuckerberg po e përdor kompaninë, ka treguar publikisht se dezinformatat dhe nxitja e urrejtjes janë përforcuar nga platforma.

Haugen, e cila do të dëshmojë para Kongresit Amerikan këtë javë – tha se “versioni i Facebook” që përdoret sot “po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike” në një shkallë globale.

“Gjëja që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook, dhe Facebook gjithnjë zgjodhi të optimizonte për interesat e tij, si të fitonte më shumë para,” tha Frances Haugen.

Më herët kur u pyet për të komentuar mbi përhapjen e dezinformatave të pandemisë në Facebook dhe gjetkë, Presidenti Joe Biden tha se platformat “po vrasin njerëz” në mes të një pandemie të “të pavaksinuarve”.