Frikë në Torino pasi një burrë, emigrant me ngjyrë, hyri në një lokal dhe sulmoi femrat që ndodheshin aty duke vrarë njërën dhe plagosur rëndë dy të tjerat para se të neutralizohet.

Ngjarja ndodhi në Luserna San Giovanni, në provincën e Torinos, në orën 01.30 të mëngjesit të së martës, raporton noa.al.

Gruaja që shihni në foto, Carmen De Giorgi, 44 vjeçe, humbi jetën. Autor i dyshuar është 34 vieçari që po ashtu shikoni në foto, Mehdi Hounafi, emigrant nga Maroku. Në

Sipas burimeve hetimore, viktimat dhe sulmuesi nuk njiheshin, por nuk është e qartë përse autori kreu krimin.

E afërmja e të ndjerës, e pranishme në vendngjarje tha se autori, “ndërsa godiste mbesën time me thikë, tha: Unë jam maroken, Allahu më mbron”!