Trafikonte fëmijë, policia vë në pranga një 33 vjeçare në Tiranë.

Sipas policisë, shtetësja me inicialet S.K. është dënuar nga gjykata për “trafikim të të miturve”.

Kapja e saj u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për S.K. 33 vjeçe pë veprën penale “Trafikim i të miturve”, njofton policia