Noizy është një nga reperët më të kërkuar të momentit. Ai pëlqehet nga të gjithë dhe padyshim këngët e tij kthehen menjëherë në hite.

Padyshim që koncertet që Noizy mban janë të shumta, mirëpo tek më i fundit ka kaluar një moment vërtetë të bukur.

Noizy teksa po interpretonte hitin “Nuk kan besu” është hedhur në publik për t’u bashkuar me fansat. Ata vazhduan me fishkëllimat e britmat duke brohoritur e kënduar me reperin, ndërsa truprojat kanë ndërhyrë menjëherë.

“Nuk kan besu” ka dy vite që është publikuar dhe ka mbi 40 milionë klikime në YouTube.