Supermodelja Bella Hadid ka rrëfyer përmes imazheve sëmundjen Lyme, prej së cilës vuan edhe nëna e saj Yolanda dhe vëllai Anëar, e cila e ka torturuar prej mëse 11 vitesh.

Tani më në fund jam mirë“, shkruan Bella në nisje të postimit ku fotot tregojnë se i është nënshtruar kurave dhe trajtimeve të ndryshme për një kohë të gjatë

26-vjeçare sqaron se është diagnostikuar me çrregullimin me origjinë bakteriale në vitin 2012 dhe nënvizon se kjo kohë kanë qenë një kapitull intensiv dhe i vështirë në jetën e saj.

Ndër simptomat me të cilat Bella u detyrua të jetonte janë takikardia, humori i keq, djersitja, dhimbja e kyçeve, vështirësia në frymëmarrje, pagjumësia, dhimbja e kokës, ankthi dhe konfuzioni.

Çdo ditë kam përjetuar të paktën dhjetë nga këto simptoma që kur isha rreth 14 vjeç. Ato u bënë më agresive kur mbusha 18 vjeç”, shpjegoi modelja.

Në postimin e fundit, 26-vjeçarja falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar vitet e fundit, por mbi të gjitha nënën e saj.

I jam mirënjohëse nënës sime që ka mbajtur të gjitha dosjet e mia mjekësore, duke qëndruar pranë meje, duke mos më braktisur kurrë. duke më mbrojtur, duke më mbështetur, por veçanërisht duke më besuar.

Më pas ajo i qetëson të gjithë duke thënë: “Tani jam mirë dhe ju nuk keni pse të shqetësoheni.