Të gjitha bashkë në fushën e lojës dhe të gjitha bashkë me pushime. Vajzat e Spanjës, të cilat u shpallën kampione të botës në futboll pasi mundën në finale Anglinë 1-0, tashmë janë duke pushuar në Ibiza.

E para ishte Hermoso që postoi foto në llogarinë e saj në Instagram nga pushimet e përbashkëta. Ajo ishte autore e tre golave në botëror. E mrekullueshme në këto pushime u shfaq edhe dy herë fituesja e Topit të Artë, Alexia Putellas.