Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet vijimi i punimeve për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Përkrah pamjeve, kreu i qeverisë shkruan se tashmë ka përfunduar gjurma e pistës së këtij aeroporti, dhe shton se ai do të jetë gati në verën e 2025.

“Me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur Shqipëria Turistike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama.