Bregdeti Lindor i SHBA-së po përballet nga një stuhi e madhe që po godet rajonin, për herë të parë në katër vjet. Në disa zona parashikohet dëborë e dendur dhe erëra të forta. Pesë shtete kanë shpallur gjendjen emergjente para mbërritjes së stuhisë.

Ekspertët paralajmërojnë reshje “historike” të dëborës në disa vende dhe paralajmërime për përmbytje janë dhënë në afërsi të bregdetit.

Çfarë është cikloni bombë që po rrezikon SHBA!

Më shumë se 80,000 familje në të gjithë Massachusetts po përballen me ndërprerje të energjisë.

Parashikimet thonë se ka një shans që stuhia, e njohur si Nor’Easter, të mbulojë zonën e Bostonit me deri në 61cm borë.

Rekordi aktual 70 cm brenda 24 orëve u vendos në vitin 2003. Mbi 5,000 fluturime në SHBA janë anuluar gjatë fundjavës.

Çfarë është cikloni bombë që po rrezikon SHBA!

Ekspertët thonë se stuhia do të shkaktojë bombogjenezën, që do të thotë se ajri më i ftohtë pritet të përzihet me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik. Procesi çon në një të ashtuquajtur ciklon bombë.

Stuhia e fuqishme filloi të godasë bregdetin e vendit në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me centimetra reshje dëbore që tashmë mbuluan një sërë shtetesh.