Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur këtë të enjte në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik, në Tiranë.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa është ende e paqarta nëse ka persona të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë.