Situatë absurde. Talebanët i rrinë me armë tek koka, drejtuesi i emisionit shprehet: Mos kini frikë prej tyre! Në një incident tronditës, luftëtarët e armatosur talebanë sulmuan një stacion lajmesh afgane të dielën dhe mbajtën peng gazetarin e një emisioni televiziv. Incidenti ndodhi gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV. Të paktën tetë militantë talebanë hynë në rrjetin afgan të TV Peace dhe qëndruan prapa gazetarit teksa ai po drejtonte emisionin e tij të rregullt ” Pardaz “. Militantët talebanë thuhet se i kërkuan gazetarit që t’i intervistonte dhe vazhduan të qëndrojnë prapa tij në studio ndërsa ai drejtonte emiisonin e tij. Me militantët talebanë që i qëndronin mbi kokë, gazetari nisi duke folur për rënien e qeverisë së udhëhequr nga Ashraf Ghani dhe formimin e Emiratit Islamik të Afganistanit.

Më tej ai nën presionin e armëve mbi kokë vazhdoi t’i thotë kombit që të mos kenë frikë nga talebanët. Videoja e incidentit është bërë virale në mediat sociale dhe ka ngritur pyetje serioze mbi lirinë e shtypit në Afganistan.Ndërsa talebanët vazhdojnë të godasin të drejtat e njeriut, disa gazetarë dhe aktivistë janë detyruar të largohen nga vendi. Javën e kaluar, talebanët ndaluan dy gazetaret gra Khadija Amin dhe Shabnam Dawran që punonin me transmetuesin publik Radio Televizioni Afganistan. Grupi sulmoi edhe dy anëtarë të tjerë të shtypit për mbulimin e protestave anti-talebane që po zhvilloheshin në provincën lindore Nangarhar.