Një video e cila është cilësuar bullizuese ka nisur të qarkullojë në rrjet. Koreografi Albi Nao është sërish në fokus. Këtë herë me fëmijë. Në programin për fëmijë “Tka mami yll” një nga vajzat pjesëmarrëse pyetet nga koreografi “Me çfarë do t’i sfidosh fëmijët, me ushqim apo me kërcim. Je e sigurt?”.

Më pas gazetarja Erjona Rusi ka vazhduar me pyetjen “Do rrije pa ngrënë të kërcyer”? Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë. Këto pyetje janë cilësuar si bullizuese. Moderatorja Aulona Musta përmes një statusi në “Instagram” ka reaguar në lidhje me videon.

“Besoj se tashme nuk mbetur njeri pa e pare kete video dhe pa u shokuar dhe hidheruar nga ato qe jane thene ne keto 60 sekonda!!!

Nje femije qe bullizohet ne nje emision. Te rritur qe nuk kane pergjegjesi per fjalet qe i thone nje femije! Te rritur qe japin mesazhin: RRI PA NGRENE nese do te behesh balerine… mesazh qe qindra femije te tjere dhe adoleshent qe ndjekin kete emision e marrin si: RRi PA NGRENE nese do te behesh modele, RRI PA NGRENE nese do te behesh miss, RRI PA NGRENE nese do te behesh, aktore, kengetare, prezantuese, etj, etj…

Bullizëm në televizon/ Reagon Aulona Musta: Është kriminale,

Rri pa ngrene! Pra semuru! Rri pa ngrene dhe vuaj me pas nga anoreksia, bulimia, ankthi, depresioni, crregullime obsesive kompulsive dhe dhjetra probleme te tjera te shendetit mendor dhe atij fizik qe shoqerojne nje marredhenie te keqe me ushqimin qe vendoset qe femije!!!

Kur do ta kuptojne njerezit e ekranit peshen qe kane fjalet e tyre? ASKUSH ne bote nuk duhet te rrije pa ngrene, sepse nuk eshte kjo qe te con ne te paturit e nje trupi te bukur! TE RRISH PA NGRENE thjesht te semure!

Patjeter qe njerezit duhet te edukohen te ushqehen shendetshem! Patjeter qe femijet duhet te mesohen te hane shendetshem! Por femijeve kurre nuk duhet t’i komentohet pamja, trupi, shendeti! Femijet (dhe te rriturit) duhet te mesohen si te vendosin nje marredhenie te shendetshme me ushqimin dhe jo SE SI TE RRINE PA NGRENE! Kjo eshte kriminale!

Mbase vajza nuk ka trupin dhe konstruktin e duhur per te qene balerine klasike (qe me sa di une ka disa parametra trupor qe duhet te plotesosh, edhe pse te rrish pa ngrene nuk eshte nje nder ta) por ajo mund te jete nje bishe e vertet ne skene ne kercim modern dhe Albi Nako duhet ta di shume mire kete gje, duke qene se gjithe jeten eshte ngacmuar dhe i eshte vene ne dukje qe s’ka patur parametrat e duhur apo peshen e duhur per te qene balerine dhe prape ka qene nje nder me te miret ne kete profesion”, shkruan ajo.